Ronaldinho, tjetër skandal; festë me modele gjatë periudhës së arrestit

Ronaldinho është shumë pranë lirimit nga gjendja e arrestit shtëpiak në Paraguaj ku ai ndodhej që nga muaji prill, dënim që e kishte marrë pasi kishte hyrë në vend me pasaportë false. Por skandalet nuk e lënë pas ish yllin e Barcelonës e përfaqësueses braziliane. Sipas asaj që publikon e perditshmja ‘Hoy’, Ronaldinho dhe vëllai I tij kanë organizuar një sërë festash private në hotelin në Asuncion ku po kryenin dënimin ku morën pjesë edhe një numër i madh femrash

‘Ka ditë që vijnë minimum 2 vjaza. Besoj se janë modele se ashtu duken-tregon një informator për revistën teksa preferoi të mbetet anonim- ato që janë më të famshme hyjnë direkt në ndërtesë, të tjerat vijnë me makinë deri te hyrja e hotelit dhe më pas automjeti largohet. Kërcejnë dhe këndojnë karaoke’.

Por historitë nuk mbarojnë këtu. Sipas të njëjtit burim, festat janë financuar nga kompani të njohura në Paraguaj dhe shimë prej tyre I japin Ronaldinhos vakte të shumta ushqimore dhe verëra të shtrenja e të tjera lloje pijesh alkoolike. Nga e gjithë kjo dëshmi, rezulton se Ronaldinho vetëm në arrest shtëpiak nuk duket se ishte, por  thjesht me pushime….

Sfidanti.al