‘Formati i kësaj finaleje me 8 skuadra do të ketë efekte të mëdha te tifozës. Në një sfidë me sistem vajtje-ardhje fiton gjithnjë më i forti. Por në 90 minuta mund të ndodhë gjithcka, ka më shumë emocione e frike.
Duhet ta mbajmë parasysh këtë format për faktin se publiku nuk është se dridjhet për fazën e grupeve dhe nëse është e nevojshme të ndryshosh dicka është pikërisht eliminimi direkt-kjo është ajo që ka deklaruar Karl Heinz Rummenigge, Shefi Ekzekutiv i Bayernit të Mynihut që mesa duket e ka pëlqyer këtë format të krijyuar nga UEFA për shkak të emergjencës së coronavirusit.
Duket se pikërisht mbi këtë format, po konfirgurohet një ristrukturim i Ligës së Kampioneve e cila këtë të mërkurë do të nisë të aplikojë Final Eight.
‘Do të ketë një reform; do të shihni, efekti i eliminimit direkt do të jetë si një bombë për tifozët-e mbylli fjalën e tij Rummenigge.
Sfidanti.al