Devin Buker është fenomeni i ri i NBA-së, Feniksi ëndërron plej ofin!

Shënoi 35 pikë dhe ishte sërish vendintar për ekipin e tij. Vendet në plej of nuk janë përcaktuar të gjitha në NBA, sidomos në Perëndim, pasi Feniks Sansi fitoi lehtë ndaj Oklahomës, 128-101. Devin Buker ishte argumenti kryesor i skuadrës nga Arizona, duke kapur edhe 5 topa në tabela, e dhënë 4 asistë. Brixhs e Xhonson shënuan nga 18 pikë për fituesit, ndërsa kroati Dario Shariç shtoi 16 pikë, 9 topa në tabela e 2 asistë. Feniksi është në vendin e 10-të në Perëndim, me 32 fitore e 39 humbje, Portlendi është i 9-ti me 33 fitore e 39 humbje, ndërsa në vend të tetë është Memfisi me 33 fitore e 39 humbje.

Sfidanti.al