Thoni çfarë të doni, por rreziku ekziston, dhe kampionati i Gjermanisë ka mundësi të mos e ketë “mbretëreshën” që në start. Bajerni i Mynihut mund të mungojë në apelin e Bundesligës që fillon në 18 shtator. “Bildi” bën një llogari të kalendarit dhe nxjerr se në datën 8 gusht bavarezët luajnë kundër Çelsit në Champions. Në 14 gusht do të jetë çerekfinalja e mundshme, që do të luhet ndaj Barcelonës ose Napolit, ndërsa nëse përparohet deri në finale, Bajerni do të qendrojë në Portugali deri në 23 gusht. Do të ketë më pak se 2 javë pushim, sepse yjet gjermanë do të thirren në kombëtare për ndeshjen ndaj Spanjës në 3 shtator në Ligën e Kombeve. Në 11 shtator luhet Kupa e DFB-së, ndërsa Bundesliga nis një javë më vonë. Me këtë kalendar, Bajerni duhet të kërkojë leje që ta fillojë kampionatin me dy javë vonesë.
Sfidanti.al