Goditja e parë e Bajernit për Championsin, dëmtim për Pavarin!

Një kampion bote nuk do të jetë ndaj Çelsit, dhe kjo duket e sigurt. Kampionia e Gjermanisë mund të humbasë shërbimet e mbrojtësit francez, Pavar, për ndeshjet e Championsit, pasi lojtari pësoi dëmtim në stërvitje. Kjo, për fatin e keq të bavarezëve, ndodhi që në seancën e parë stërvitore të Bajernit, pas rikthimit nga pushimet, dhe pas përgjigjeve të testeve të koronavirusit. Pavar dëmtoi kavijen dhe u largua me një mjet të vogël motorik, “kart”, duke mos qenë në gjendje që të ecte. Ndeshja ndaj Çelsit luhet në Mynih në 8 gusht, dhe kampionët e Gjermanisë nuk e ia kanë shumë nevojën Pavarit atë mbrëmje, por problemi është se riaftësimi mund të kërkojë 6 javë.

Sfidanti.al