Marc dhe Alex Marquez; në garën e Jerez më një helmetë për bamirësi

Të bashkuar, në pistë, skuadër, familje dhe në solidaritet: Vëllezërit Marc dhe Alex Marquez do të nisin botërorin e MotoGP 2020 në 19 korrik në Jerez për Cmimin e Madh të Spanjës si shokë skuadre te Honda me një nismë për bamirësi; do të mbajnë helmeta të vecanta për mbledhje fondesh për luftën kundër coronavirusit.

Me anë të një mesazhi të postuar së bashku në rrjetet sociale, vëllezërit Marquez shpjegojnë nismën e tyre.

‘Pas 2 muajsh e gjysmë kufizim dhe krizës së provokuar nga Covid-19 doja t’I bëja një homazh të gjitha personave që kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë për shkak të kësaj pandemie dhe të gjithë profesionistëve që kanë punuar fort në kërë periudhë-ishin fjalët e Marc Marquez-pasi u mendova dhe pasi fola edhe me vëllain tim, Alex menduam të krijonim nga një helmet speciale si homazh për të gjithë dhe me ankandin që do të zhvillohet pas garës do të mund të japim kontributin tonë të vogël për të mposhtur këtë pandemi’.

Sfidanti.al