Hamilton: Alonso? Nuk e di cfarë do të thotë të jesh 40 vjec

Fernando Alonso nuk ishte në Formula 1 në këto dy vjet, por për të flitej dhe vazhdon të ndodhë sidomos pas lajmit të zyrtarizuar për kthimin e tij në këtë kampionat në vitin 2021. Ky rikthim i piloti asturian ishte edhe tema kryesore në konferencën për shtyp të organizuar nga FIA në prag të garës së dytë të Formula 1 në Austri në pistën e Spielberg dhe Hamilton ishte një ndër pilotët që folën për të me britanikun që e përshkoi më mirë rëndësinë që ka prania e një kampioni si Alonso në bolse

‘Sa më shumë pilotë ‘top’ të jenë në pistë aq më i mirë është ky sport-tha Hamilton-I uroj mirëseardhjen edhe pse nuk i di arsyet e rikthimit të tij’.

Piloti britanik i Mercedes, tashmë 35 vjec, theksoi se e kaluara e Alonsos mund ta drejtojë Renault drejt sukseseve të reja, por bëri shaka edhe me impaktin fizik që mund të ketë te ai rikthimi në Formula 1 pas 2 vjetësh shkëputje

‘Shoh pro dhe kundra, eksperienca është shumë e rëndësishme dhe do të jetë te Renault që të punojë për t’u përmirësuar-vijoi Hamilton mes të qeshurave-eksperienca mund të ndihmojë një skuadër për të shkuar në drejtimin e duhur. Por nuk e di, sa vjec është 40? Nuk e di është e vështirë për trupin.Michael u kthye në atë moshë dhe ishte fantastic, nuk kam dyshim për Alonson, do të jetë në formë të mire. Për mendimin tim ëshyë mirë, isha piloti i dytë më i vjetër dhe tani do të jem i treti, fantastike’.

Sfidanti.al