Klopi ka koncept tjetër: Të mbrojmë titullin? Do sulmojmë titullin tjetër!

Kur ke këtë emër, dhe ke atë natyre, natyrisht nuk mund të mendosh në mënyrë të zakonshme. Jurgen Klopi prandaj është Jurgen Klop, dhe ai nuk dëshiron të përsërisë shprehjen “gjysmë të gatshme”, ose plotësisht “të gatshme”, edhe kur vjen puna për të ardhmen. Kur e pyesin sesi do të mundet Liverpuli të mbrojë titullin sezonin e ardhshëm, gjermani kërcen përpjetë.

“Të mbrojmë titullin? – thotë ai në formë pyetjeje, – në asnjë mënyrë, ne do të sulmojmë titullin e ardhshëm. Nga përvoja kam mësuar se kur mendon se ke arritur kulmin, do të thotë se ke nisur rrugën për poshtë. Unë nuk e ndjej këtë për ne, nuk e ndjej veten të kënaqur, ky ishte thjesht një hap, një hap i madh, jashtëzakonisht i madh, por nuk dua të flas sot për këtë me djemtë e mi. Dua të flas për këtë pas 20 vjetësh”. Klopi pohon se do të jetë shumë e vështirë, pasi Siti është ekip i shkëlqyer, Junajtidi është në formë të madhe dhe Çelsi po bën biznes. Totenhemi e Arsenali, sipas tij, nuk do të flenë gjumë.

Sfidanti.al