Championship, Wigan shpall falimentimin

Wigan Athletic  shpall falimentimin. Klubi i Championship  është i pari në futbollin anglez që merr një vendim të tillë që nga nisja e krizës së coronavirusit. Tashmë klubi është nën administrimin e Paul Stanley, Gerald Krasner dhe Dean Watson të cilët do të tentojnë të shpëtojnë ekonominë e Wigan që rrezikon të marrë një sanksion edhe nga ana e Ligës. Krasner që më parë ka qenë president i Leeds United, pohoi se objektivi aktual i administratorëve është që sigurojnë që skuadra të zhvillojë të gjitha ndeshjet e këtij sezon dhe në mënyrë urgjente të gjejë zgjidhjet për të shpëtuar klubin dhe punonjësit e tij

‘Padyshim pezullimi i kampionatit për 3 muaj pati një impakt të rëndësishëm në klub-tha Krasner.

Wigan ka kaluar më një shpejtësi skëterre nga sukseset te problemet në vitet e fundit ku arritja më e madhe është fitorja e FA Cup në 2013. Dave Whelan ishte pronari që i dha një impuls kësaj skuadre duke e ngritur Wiganin nga League Two në Premier League. Në 2018 Whelan e shiti  klubin te korporata International Entertainment me seli në Hong Kong.

Në atë vit, Wigan ia doli të ngjitej në Championship dhe pasi gjeti mënyrën për të shpëtuar sezonin e kaluar, tani gjendet në vendin 14  teksa ka fituar 3 ndeshjet e zhvilluara pas rifillimit të kampionatit,

Sfidanti.al