Efenbergu dhe verdiktet e sezonit: Hansi Flik, si Hicfeldi dhe Hajnkesi!

Një nga fituesit e Bundesligës për të është portieri i Shalkes, Aleksander Nybel, por po ashtu edhe Liga Gjermane e Futbollit (DFL). Humbësi i madh është Hamburgu që as këtë vit nuk u kthye në elitë, dhe po ashtu dështuan të tillë si Herta, Kutinjo apo Gëce. Gjithsesi, “tigri” Stefan Efenberg, ka dëshirë të flasë për një fitues të madh të sezonit në Gjermani dhe ky është Hansi Flik.

“Hansi do të jetë fytyra e Bajernit për shumë vjet, – parashikon ish-ylli bavarez, – ashtu siç ishin para tij, Otmar Hicfeldi dhe Jup Hajnkesi. Goditja e duhur për klubin, dhe më bëhet qejfi për të. Lysien Favre për mua bëri një punë shumë të mirë tek Dortmundi, por Bajernin nuk mund ta kalonte. As edhe vetë Jurgen Klopi nuk do të kishte dalë dot kampion me Dortmundin këtë vit”.

Sfidanti.al