Egbo, ky përmbysës i madh ! Sikur të ishte dhe shqiptar…

Sikur ndeshjen në Korçë ta kishte përmbysur një trajner nga gjaku  ynë ,pra dora jonë,  do të flitej me superlative, do të zbuloheshin strategji taktike,  që do të shpjegonin me vulë  se si humbësit u shndërruan  në fitimtarë me meritë! Ajo që bëri Tirana në Korçë, do të kujtohet  më shumë jo për 3 pikët që vlenin si “flori”, po t’i çmosh me gjuhën e klasifikimit, por për dy gjëra që kanë vlerë morale. E para : Tirana i ktheu reston Skënderbeut , duke i “pushtuar Torviollin”, pra fushën e saj,  me një futboll në të cilin trazoheshin në harmoni zelli për të luajtur futboll fitues dhe karakteri për të mos pranuar humbjen! E dyta: na pëlqen s’na pëlqen, kjo ndeshje është kartolinë me foton e trajnerit Emanuel Egbo.

Sa më shumë rëndohet në peshë profoli i trajnerit Egbo në tregun e Superligës, aq më shumë ndizet  smirë dhe xhelozi “vendase”  ndër racën e trajnerëve.  Imagjinoni pak, sikur të ishte trajneri Daja që të përmbyste ndeshjen dhe jo Egbo,  triumfi do të ishte si një ylber plot  me ngjyra, më spektakolar dhe më bindës.  Nuk është çudi, që edhe pas kësaj ndeshjeje delikate,   ku golat i bëri sulmuesi Ngo dhe brumin e pergatiti  trajneri Egbo, të dëgjojmë prapë muzikën xheloze  nga kolegët e tij : Egbo mbetet trajner portierësh! Sa më shumë ta themi, aq më shumë gabojmë në kurriz të së vërtetës!Sepse  po të kthesh kokën pas,  kur ish-porteiri Shehi, pa qënë ende trajner portierësh si Egbo, u shfaq si trajner dhe askush nuk  hodhi ndonjë pickimë helmues.. alla shqiptar . Për Egbon qënka ndryshe, edhe pse ka patent si çdo trajner tjeter , edhe pse po  triumfon në një mjedis që ushqehej vetëm me koka trajnerësh…

Sfidanti.al