Ndërsa Arthur Melo kryente vizitat mjekësore me Juventusin, Zonja e Vjetër bëri një tjetër blerje në merkato; bëhet fjalë për Felix Correia nga Manchester City. Talenti portugez i formuar te Sporting Lisbonë dhe që sezonin e fundit u aktivizua në Holandë ku ishte dhënë në formë huazimi u përfshi në një shkëmbim me një tjetër futbollist të ri, Pablo Moreno me Corriean që do të bashkohet me skuadrën e Juventus U23.
Manchester City e mori Corriean një vit më parë nga Sporting Lisbonë për 3.5 milionë Euro, shifër e rëndësishme për një 18 vjecar që nuk kishte debutuar kurrë me ekipin e parë, por që ishte konsideruar si futbollisti më i mirë Under 19 në vendin e tij. Sezonin e kaluar ai luajti me skuadrën e dytë të Alkmaar duke u aktivizua në 27 ndeshje me 3 gola të shënuar dhe 7 assist.
Sfidanti.al