Sikur ndeshjen në Korçë ta kishte përmbysur një trajner nga gjaku ynë ,pra dora jonë, do të flitej me superlative, do të zbuloheshin strategji taktike, që do të shpjegonin me vulë se si humbësit u shndërruan në fitimtarë me meritë! Ajo që bëri Tirana në Korçë, do të kujtohet më shumë jo për 3 pikët që vlenin si “flori”, po t’i çmosh me gjuhën e klasifikimit, por për dy gjëra që kanë vlerë morale. E para : Tirana i ktheu reston Skënderbeut , duke i “pushtuar Torviollin”, pra fushën e saj, me një futboll në të cilin trazoheshin në harmoni zelli për të luajtur futboll fitues dhe karakteri për të mos pranuar humbjen! E dyta: na pëlqen s’na pëlqen, kjo ndeshje është kartolinë me foton e trajnerit Emanuel Egbo.
Sa më shumë rëndohet në peshë profoli i trajnerit Egbo në tregun e Superligës, aq më shumë ndizet smirë dhe xhelozi “vendase” ndër racën e trajnerëve. Imagjinoni pak, sikur të ishte trajneri Daja që të përmbyste ndeshjen dhe jo Egbo, triumfi do të ishte si një ylber plot me ngjyra, më spektakolar dhe më bindës. Nuk është çudi, që edhe pas kësaj ndeshjeje delikate, ku golat i bëri sulmuesi Ngo dhe brumin e pergatiti trajneri Egbo, të dëgjojmë prapë muzikën xheloze nga kolegët e tij : Egbo mbetet trajner portierësh! Sa më shumë ta themi, aq më shumë gabojmë në kurriz të së vërtetës!Sepse po të kthesh kokën pas, kur ish-porteiri Shehi, pa qënë ende trajner portierësh si Egbo, u shfaq si trajner dhe askush nuk hodhi ndonjë pickimë helmues.. alla shqiptar . Për Egbon qënka ndryshe, edhe pse ka patent si çdo trajner tjeter , edhe pse po triumfon në një mjedis që ushqehej vetëm me koka trajnerësh…
Sfidanti.al