Formula 1, alarmi i Renault: Gara rrezikohet nëse një skuadër zbulon një rast pozitiv.

Pas një javë në Austri do të nisë Botërori i Formula 1 për vitin 2020. Pista duket se ëshyë gati megjithatë dyshimet për protokollin anti-Covid ekzistojnë ende. Është ky rasti i Drejtorit të skuadrës së Renault, Cyril Abiteboul, i cili ka frikë se një rast pozitiv me coronavirus mund të detyrojë një skuadër që të humbasë garën.

‘Ekziston ende rreziku që për shkak të një personi pozitiv me Covid 19, një skuadër të izolohet për 24 orë që është koha për të kryer testin me tampon-tha Abiteboul-nëse rasti pozitiv zbulohet ditën e shtunë, ajo skuadër rrezikon të mos marrë pjesë në provat kualifikuese dhe garë. Duhet ende diskutuar për ekuilibrimin e këtij rreziku me pak mirëkuptim, edhe pse e kuptoj shumë mirë punën e bërë nga FIA dhe skuadrat’.

Ai që nuk e mendon të keqen në këtë pikë është Drejtori Sportiv i Ferrarit, Laurent Mekies.

‘Të gjithë do të duhet  t’i nënshtrohen kontrollit të plotë mjekësor për të hyrë në paddockun austriak dhe të pistave të tjera që janë në kalendar-tha Mekies-kjo do të thotë se do të duhet të kemi një certifikatë mjekësore që të vërtetojë se jemi në gjendje që të marrim pjesë në garë, dmth që kemi një gjendje të tillë shëndetësore që na lejon që të hyjmë në paddock përpara testeve për Covid-19’.

Sfidanti.al