69-528, ky është “prefiksi” i goditjes së dënimit të Sergio Ramosit!

Pasi theu rekordin e golave, tani dëshiron të shkojë edhe më tej, ndërsa ndihmoi ekipin për të kaluar një barrierë që ishte bërë edhe psikologjike. Sergio Ramos u tregua kapiten i vërtetë për Realin, në ndeshjen ndaj Majorkës në La Liga, luajtur në “Miniestadi Alfredo Di Stefano”, dhe fituar 2-0. Qendërmbrojtësi realizoi golin e dytë, pasi më parë kishte shënuar Vinisius, dhe me këtë sukses Madridi u ngjit në vendin e parë, me pikë të barabarta me Barcelonën, nga 68, por me ndeshje direkte më mirë.

Për Ramosin ishte goli i 69-të në La Liga, duke qenë tani 2 gola larg ish-rekordmenit Ronald Kuman, madje duke qenë shumë më mirë sesa holandezi, pasi ka shënuar shumë më pak gola me penallti. Mjaft të tillë, numri 4 i ka realizuar me kokë dhe goditje dënimi. i tillë, pra me goditje dënimi edhe realizimi ndaj Majorkës, dhe ishte goli i parë me ence i Realit pas 528 ditëve, pra që nga koha e Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al