Nuk ka asnjë rast racizmi dhe si pasojë nuk ka krim federal. Ky është përfundimi në të cilin arriti FBI pasi ditën e diel u gjet një litar për varje në bosket e Talladega Superspeedway të Darrell ‘Bubba’ Wallace Jr, i vetmi pilot me ngjyrë në garat Nascar i cili ka shfaqur publikisht mbështetjen ndaj lëvizjes kundër racizmit ‘Black Lives Matter’. Provat fotografike që marra në zotërim nga FBI tregonin se ky litar ishte i vendosur që në vjeshtën e vitit të kaluar.
‘Vlerësojmë hetimet e shpejta dhe të detajuara të FBI dhe jemi mirënjëohës që mëuam se nuk bëhej fjalë me një gjest të qëllimshëm dhe racist kundër Bubba-theksuan drejtuesit e Nascar në Tëitter-i qëndrojmë synimeve tona në impenjimin për krijimin e një ambienti mikpritës dhe gjithëpërfshirës ndaj të gjithë atyre që I duan garat’
Filmimet ekonfirmuara nga Nascar treguan se litari I gjetur në garazhin nr.4 ishte aty që nga muaji tetor i 2019, gjë që u pohuar edhe nga prokurori I distriktit të Alabamës Jay E Town dhe shefi i zyrës së FBI në Birmingham në Alabama, Johnnie Sharp.
‘Edhe pse duket se litari ishte në garazin nr.4 që nga 2019, askush nuk mund të dinte se z.Wallace do t’i caktohej ai garazh javën e kaluar-thanë autoritetet e hetimeve të FBI.
Sfidanti.al