Alexis Sanchez dhe Chris Smalling do të përfundojnë këtë sezon me fanelat e Interit dhe Romës, të paktën kjo është ajo që ka deklaruar trajneri I Manchester United Ole Gunnar Solskjaer I cili ka thënë se këta dy futbollistë do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të Antonio Contes dhe Fonsecës edhe për Europa League që do të zhvillohet në gusht.
Sigurisht që mbeten disa cështje burokratike për t’u sistemuar, por fjalët e trajnerit norvegjez sjellin shumë optimizëm.
‘A do të zgjatet huazimi I Sanchez dhe Smalling? Besoj se po. Është e gjitha një cështje administrative dhe shkresurinash. Shpresoj që gjithcka të sistemohet-tha Solskjaer.
Sfidanti.al