Përsëri polemika në futbollin britanik dhe këtë radhë protagonist bëhet skuadra e Leeds United që u bë viktima e një shakaje pa kripë të një përdoruesi interneti. Ky I fundit përfitoi nga fakti që Leeds hapi tribunat në formë virtuale që tifozët të vendosnin fotot e tyre, duke vendosur imazhin e terroristit të vrarë Osama Bin Laden. ‘Faleminderit Leeds United, jam ulur në krah të të mallkuarit Bin Laden!-ishte shpjegimi mes të qeshurave në Twitter i tifozit foto e të cilit ishte pikërisht pranë tij.
Nuk vonoi shumë dhe kjo temë u bë më e komentuara në rrjetet sociale, ndërkogë që vetë klubi nuk është prononcuar ende, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar se imazhi korrespondon me atë të terroristit që trazoi të gjithë botën kur në shtator të 2001 sulmoi kullat binjake në Neë York.
‘Dikush pagoi 30 Euro që Bin Laden të jetë në shkallët e Elland Road. Nuk mundem ta shoh këtë-u ankua një përdorues I Tëitter që është tifoz I klubit.
Cështja është se këto vende u jepen direkt anëtarëve të klubit, kështu që Leeds United nuk do të ketë problem të identifikojë autorin e kësaj shakaje pa kripë
Sfidanti.al