Futbollistët dhe stafi teknik i Lokomotivës së Moskës vendosën të hyjnë në vetëizolim në qendrën e tyre stërvitore në Bakovka në periferi të Moskës për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga coronavirusi në kampionatin rust ë futbollit
Lajmi u komunikua nga vetë drejtuesit e klubit rus nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se skuadra e mori këtë vendim duke parë situatën dhe sesi është rritur numri i të prekurve me Covid-19
‘Po luftojmë për vendet e para në kampionat dhe për të hyrë në Ligën e Kampioneve-tha kapiteni i dytë i Lokomotivës së Moskës, Marinato Gauilherme.
Në këto momente, Zenit shumë pranë titullit në kampionatin rus pasi ka një një avantazh prej 9 pikësh kundrejt Lokomotivës së vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga përfundimi i kampionatit. Vetë Lokomotiva e Moskës së fundmi regjistroi 5 raste pozitive dhe mes tyre ishin edhe Jefferson Farfan dhe Barinov
Po kështu edhe klube të tjerë rusë kanë pasur raste me Covid si Ural, Dinamo e Moskës apo Rostov me këtë të fundit që u detyrua që të aktivizojë të rinjtë në ndeshjen me Sochin të humbur 1-10.
Sfidanti.al
.