Kai Havertz te Chelsea? Lampard mohon ofertën për talentin e Leverkusenit

Kai Havertz vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të Evropës teksa afron merkatoja e transferimeve të verës. Një prej klubeve që është përfolur se është vënë në ndjekje të talentit të Bayer Leverkusen është edhe Chelsea edhe pse ky i fundit tashmë e ka siguruar shërbimin e Timo Werner.

Madje u fol se Blutë e Londrës tashmë e kanë bërë një ofertë për 21 vjecarin gjerman, por në këtë pikë shfaqet Frank Lampard që e mohoi këtë lajm sigurisht pa e fshehur admirimin për cilësitë e këtij mesfushori me tipare sulmuese

‘Është një futbollist i shkëlqyer, por nuk do të bëjmë asnjë koment për futbollsitë që janë pjesë të skuadrave të tjera. Nuk kemi bërë oferta-tha Lampard.

Në median angleze u fol se Chelsea nuk ishte i vetëm në ndjekje të Havertz. Edhe Bayerni i Mynihut e Reali i madridit mësohet se kanë hedhur sytë tek ai. Frank Lampard që nga momenti që mori drejtimin e Chelseat vendosi të besojë te të rinjtë për të rivitalizuar skuadrën dhe për ta kthyer në pozicionet më të larta të klasifikimit në Premier League

Sfidanti.al