Xherrardi krahason Klopin me Shenklin e Pejslin: Meriton statujën!

Përpara tribunës kryesore të stadiumit “Anfild” janë dy monumente të dy njerëzve tepër të rëndësishëm në historinë e Liverpulit. Ata janë trajnerët që e bënë ekipin të madh në Angli dhe në Europë, skocezi Bill Shenkli dhe anglezi Bob Pejsli. Kapiteni i madh i disa viteve më parë, Stiven Xherrard, kërkon që një statujë të ngrihet edhe për teknikun e tanishëm, Jurgen Klop.

“Kur sheh shkallën e punës që ai kë bërë, sigurisht që ai meriton të përmendet me të njëjtin respekt dhe vlerësim sa këta dy trajnerë ikonikë, – u shpreh Xherrardi, – duhet të kemi parasysh se kur Klopi mori Liverpulin, ekipi ishte shumë larg majës së Premier Ligës, ishte madje jashtë katërshes së parë. Ai e ka kualifikuar ekipin në disa finale, fitoi Championsin e gjashtë dhe tani po fiton titullin e parë në 30 vjet, madje me 25 pikë epërsi ndaj Sitit. Mendoj se Jurgeni duhet të shpërblehet tani”.

Sfidanti.al