U transferuan gjatë merkatos së janarit, përkatësisht nga Mynshengladbah dhe Valencia, por tashmë janë bërë futbollistë shumë të rëndësishëm për skuadrën e Arsen Venger. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë tashmë pjesë e fushës, së gjigandit anglez, Arsenalit. Graniti duket se e ka përfunduar periudhën e përshtatjes, madje herë pas here përzgjidhet në formacionet e javës së Premier Ligës, ndërkohë që Shkodrani është rikthyer sërish nën urdhërat e trajnerit francez, pas një dëmtimi tre javor.
Rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodh gjatë kësaj jave, apo më saktë më 1 janar, në ndeshjen kundër Krystal Palas. Kampioni i Botës me Gjermaninë është dëmtuar në ndeshjen ndaj Stok Sitit, në fillim të këtij muaji. Ndërkohë, është trajneri Arsen Venger që ka konfirmuar, se Mustafi është një opsion real, për t’u përballur që këtë javë, në një ndeshje shumë të rëndësishme të kampionatit. Aktualisht, Arsenal është në vendin e katërt në renditje, që do të thotë në kufinjtë e zonës “Champions”, por me një diferencë prej nëntë pikësh nga kryesuesit e Çelsit.