Pas rreth 3 muajsh pauzë për shkak të emergjencës coronavirus, këtë të premte nis kampionati turk. SuperLig do të nisë me 2 ndeshje që do të luhen me dyer të mbyllura në 20:00 sipas orës lokale, Fenerbahce-Kayserispor e Goztepe-Trabzonspor.
Gjatë periudhës së ndërprerjes disa figura të spiktuara të futbollit turk rezultuan të prekur nga coronavirusi për t’u shëruar më pas dhe mes tyre ishte edhe trajneri i Galatasarayut, Fatih Terim. Në Turqi u morën shumë masa duke nisur nga higjienizimi i hapësirave dhe të topave para dhe pas cdo ndeshjeve deri te hyrja në stadium të skuadrave dhe arbitrave me një diferencë prej të paktën 15 minuta, pa harruar këtu matjen e temperaturave të të gjithëve
Ndërkaq, është parashikuar distancimi në pankina dhe në tribuna ku do të ulen drejtues dhe të ftuar të autorizuar ndërkohë që në total numri maksimal i personave të lejuar në stadium është 296. Edhe në kampionatin turk për këtë pjesë të mbetur të sezonit do të aplikohet rregulli i 5 zëvendësimeve në cdo ndeshje.
Sfidanti.al