Rikthehet “il calcio”, edhe “L’Ekip” e nxjerr futbollin italian në kopertinë!

Ndoshta ishte një lloj kujtese dëshpëruese se çfarë ka humbur Franca, që i tha “ndal” lojës më popullore në botë. Në orën 21:00 rifillon futbolli në Itali, dhe e përditshmja “L’Ekip” nxorri në kopertinën e sotme foton e Kristiano Ronaldos duke u përqafuar me një juventin tjetër, me gjasë Gonzalo Higuainin, në festimin e një goli. në “Alianc” të Torinos dalin në fushë pikërisht Juventusi e Milani, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, pas barazimit 1-1 në “San Siro”. Miqtë janë pa Ibrahimoviçin, dhe ky është një minus i madh, por do ta provojnë.

“Dashuri e përjetshme”, ishte titulli i mediat së shquar. “Pas Gjermanisë, Portugalisë dhe Spanjës, futbolli rifillon në Itali, dhe zë një vend të veçantë edhe në një vend të goditur rëndë nga pandemia”.  Edhe në Itali mezi e presin ndeshjen. Pipo Inzagi, sulmues i të dyja skuadrave, thotë se po numëron minutat për të ndezur televizorin. “Juventusi është favorit, – thotë SuperPipo, – Ronaldo është vendimtar”.

Sfidanti.al