Fake News për Schumacher; familja e legjendës mohon zërat e fundit

Cdo lajm  për Michael Schumacher ndez shpresa dhe prekje në shpirt. Informacioni më i fundit i shfaqur në internet flet për një ndërhyrje  të rigjenerimit me qelizat staminale së cilës  iu nënshtrua 7 herë kampioni i botës në Formula 1. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, ishte Philippe Menasche ai që mori përsipër kryerjen e këtij operacioni që ishte në program këto ditët e fundit

Por ky lajm, jo vetëm që nuk komentohet zyrtarisht nga personat rreth Schumacher, por edhe  mohojnë në mënyrë të heshtur. Gara për një lajm me titull me efekt dhe me emrin e 51 vjecarin shpesh të con në krijimin e fake news, sic ishte ky i ndërhyrjes së Schumit për rigjenerimin e sistemit imunitar, pasi nuk do të kishte kuptim në një moment historik kaq delikat, ku cdo strukture shëndetësore do të duhet të bëjë llogarite me protokollët e Coronavirusit

Kanë kaluar 6 vjet e gjysmë nga ai 29 dhjetor në Meribe dhe mbrojtja e hekurt e privatësisë nga ana e familjes vazhdon e do të vazhdojë pa ditur edhe sot e kësaj dite nëse legjenda e Formula 1 është i ndërgjegjshëm apo jo.

Sfidanti.al