Një gjest tepër i lehtë për të, por që mund t’i bëjë reklamë të madhe. E tillë qenka jeta dhe kur ke para mund të bëhesh i mirë, edhe pa u lodhur aspak, e po ashtu të marrësh poza e të bësh moral. Flojd Mejuedhër Xhunior, kampioni i pamposhtur i botës në boksin profesionist, pagoi varrimin e djaloshit zezak Xhorxh Flojd të vrarë nga një oficer i policisë amerikane, dhe deklaroi se “mund ta themi fjalën edhe pa djegur gjithçka”. Nuk dihet sesa mund të ketë kushtuar varrimi i Flojdit të shkretë, ndoshta disa qindra apo mijëra dollarë, por këto janë një pikë uji në oqean në krahasim me pasurinë e Mejuedhërit. Kjo është arsyeja që veprimi i tij, në dukje aq fisnik, nuk ka qenë aspak një sakrificë e madhe, por më shumë një përpjekje për të qetësuar ndërgjegjen e tij, sepse padyshim që është shkëputur nga rrënjët. Ndoshta, kur ata që djegin të kenë edhe 1 të 1 000-ën e pasurisë së ish-boksierit, mund të mendojnë që ta thonë fjalën e tyre ndryshe. Kur qytetarët e Bostonit sulmuan anijet në port në 1776 nuk u treguan aspak elegantë siç kërkon Mejuedhëri sot, por nga dhuna e tyre lindën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sfidanti.al