Lajmi nga Spanja, Barcelona arrin akordin me Lautaro Martinez

12 milionë Euro në sezon për 5 vjet dhe bonuse. Ky është akordi I arritur mes Lautaro Martinez dhe drejtuesve të Barcelonës për kalimin e argjentinasit në oborrin e Lionel Messit. Nuk ka qenë asnjëherë mister dëshira e sulmuesit të Interit për të kaluar në kampionatin spanjoll, por tani e përditshmja katalanase ‘Sport’ e ka bërë fakt të kryer duke zbuluar edhe shifrat e akordit, pra 12 Euro në sezon dhe bonuset për 5 vjet.

Tani ajo që duhet të bëjnë kampionët e Spanjës është të gjejnë marrëveshjen me Interin. Lautaro Martinez ka një klauzolë në kontratën e tij me klubin milanez për zgjidhjen e saj prej 111 milionë Eurosh. Barcelona nga ana e saj nuk ka ndërmend të paguajë këtë vlerë, por shpreson që Interi të pranojë përfshirjen e ndonjë futbollisti në bisedimet mes tyre. Klubi katalanas ka kërkuar një ulje në cmimin e futbollistit, vlerë kjo që gjithsesi nuk do të bjerë nën kufirin e 90 milionë Eurove.

Sfidanti.al