Po fluturon me marsh të pestë, dhe rekordet po vijnë. Pasi theu rekordin e Guardiolës me 22 fitore në 25 ndeshjet e para në stolin e Bajernit (Pepi arriti 21), Hansi Flik synon të vendosë edhe rekordin e golave. Me fitoren e tetë radhazi në Bundesligë, skuadra bavareze kapi edhe kuotën e 86 rrjetave të shënuara. Objektivi është të kalohet shifra 100, madje edhe 101 si Bajerni i vitit 1972. A mund të bëhet?
“Ne duam që të japim gjithnjë maksimumin, të shënojmë sa më shumë gola, – thotë Fliku, – nuk di të them nëse do t’ia dalim, por po luajmë shumë mirë. Së pari duhet të fitojmë ndeshjet, pastaj vjen rezultati. Ne duam që të luajmë mirë gjatë gjithë sezonit. Për momentin, përqëndrimi total është tek Bundesliga, nëse do të shënojmë edhe më shumë gola, kjo do të ishte edhe më e bukur”.
Sfidanti.al