Zhorzhinjo-Pedro, Juventusi do suksesin me “fushatë kursimesh”!

Nuk do të vinin në Torino dy emra për të ngritur tifozët përpjetë. S’ka më Kristiano Ronaldo apo Paulo Dibala, por Mauricio Sarri do të duhet të shërojë “sëmundjet” e Juventusit të tij me “arnime”. Situata është e tillë që nuk mund të bëhen shpenzime të mëdha. Atëherë, le të marrim Pedro Rodrigezin nga Çelsi me parametër zero, dhe mundësisht edhe Zhorzhinjon, organizatorin që i duhet aq shumë ekipin. Pjaniç mund të largohet, plus që edhe nuk e ka gjetur veten në skemat e Sarrit, ndërsa Zhorzhinjo është i provuar. Trajneri napolitan ka punuar me të tek Çelsi. Shpenzimet në këtë mënyrë do të ishin të vogla, ashtu siç duhet të jetë në kohë krize financiare, ndërsa drejtuesit e Juventusit shpresojnë që t’i ndihmojë aftësia dhe përvoja e tyre në menaxhimin e lojtarëve. Sarri kërkon lojë sa më të bukur e sulmuese, por sidomos kërkohen më  shumë gola. Për më tepër, Pedro është një specialist i finaleve të kupave të Europës, pra mund ta ndihmojë Juven që t’ia dalë edhe në Champions.

Sfidanti.al