Stërling, kur “shtëpia” është në krizë, mund të ndryshohet fanela e derbit!

Familja e tij e parë ishte Liverpuli, pasi në moshën 15-vjeçare vuri këmbë në Akademinë e klubit të shquar. Rahim Stërling, i lindur në Xhamajkë, u kuptua shpejt se do të ishte yll i madh futbolli, dhe pas 3 vjetësh me fanelën e kuqe, e zëvendësoi atë me blunë e Mançester Sitit. Prej 5 vitesh është bërë i shquar, duke fituar 2 tituj kampion radhazi dhe 7 trofe gjithsej, veçse nuk thuhet kot se futbollistët janë qenie egoiste. Lajmet në Angli janë që Stërling mund të synohet nga Mançester Junajtidi, pra që ai mund të ndryshojë fanelën në derbi, për të veshur atë të “djajve të kuq”. Junajtid ka shpresë sepse Siti edhe mund të mbetet i dënuar, e të përjashtohet përfundimisht nga Championsi për dy vjet. Kjo periudhë kohe mund të cilësohet si tepër e madhe për Stërlingun 25-vjeçar që nuk dëshiron të shkojë kot asnjë moment të karrierës. Në fund të fundit, Ole Gunar Solskjeri është një trajner pozitiv, dhe me disa gola, sulmuesi i Anglisë do të fitonte besimin e tifozëve që sot i ka armiqtë më të ashpër.

Sfidanti.al