Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm. Duket si një lajm që dihej me 100% siguri duke qenë se kontrata e argjentinasit me katalanasit skadon në 2021, ndërkohë që edhe lidhja prej rreth 20 vitesh mes futbollisit e skuadrës është e fortë, por në të vërtetë nuk është kështu.
Marrëveshja me Barcelonën, në fakt i lejon argjentinasit që të largohet falas nga Barcelona, por këtë Messi duhet ta kishte komunikuar në 31 maj, gjë të cilën ai nuk e bëri. Pavarësisht zërave të shumtë për interesin e Manchester City të Guardiolës, tensioneve me Eric Abidal që ndodhën 4 muaj më parë, sulmuesi argjentinas nuk e ka shfaqur kurrë vullnetin për t’u larguar nga Katalonja.
‘E kam thënë shumë herë; ideja ime është që të qëndroj këtu përsa kohë që klubi do ta dojë këtë, nga ana ime nuk do të ketë probleme-tha Messi në një intervistë pak kohë para shpalljes së pandemisë.
Në këtë pikë Lionel Messi dhe Barcelona do të duhet të nisin të diskutojnë për rinoviimin e kontratës që skadon verën e ardhshme dhe që është nënshkruar në 2017 për një pagë prej 50 milionë Euro në sezon.
Sfidanti.al