Klopp, Guardiola dhe premtimi që bënë një vit më parë

Në 1 qershor të 2019, Liverpool fitoi titullin e 6 në Ligën e Kampioneve duke I dhënë fund periudhës 7 vjecare pa fituar një titull dhe pak minuta pas suksesit 2-0 të The Reds ndaj Tottenham, trajneri Jurgen Klopp foli në telefon me kolegun dhe rivalin e tij te Manchester City, Pep Guardiola

Vetë Klopp foli për këtë bisedë në një konferencë për shtyp me median pas përfundimit të finales së Ligës së Kampioneve

‘Pep dhe unë bëmë premtimin e përbashkët se do të rivaliojmë edhe sezonin e ardhshëm-ishte tregimi i Klopp rreth bisedës me katalanasin-do të luftojmë për gjithcka dhe do të shohim se cfarë do të arrijmë’.

Ndërkaq, vitin e kaluar disa javë para 1 qershorit triumfues të Liverpoolit, Guardiola fitoi me Manchester City titullin e dytë radhazi në Premier League dhe Liverpool  mbeti 1 pikë  prapa Citizens, megjithatë The Reds theu rekordin e tij të pikëve me 97 të tillë

Sot, 12 muaj pas asaj bisede në Wanda Metropolitano mes Klopp dhe Guardiolës, Manchester City është në garë për Ligën e Kampioneve(ka fituar 2-1 sfidën e parë të 1/8 të finaleve ndaj Realit të Madridit), fitoi Kupën e Ligës dhe do të luajë ndaj Newcastle në FA Cup. Ndërsa Liverpool, 1 vit më pas është shumë pranë fitores së titullit në Premier League, por është eliminuar në Ligën e Kampioneve, FA Cup dhe Kupën e Ligës. Premier League nëse nuk do të ketë probleme në aspektin shëndetësor do të nisë në 17 qershor, 3 muaj pas ndërprerjes për shkak të pandemisë coronavirus.

Sfidanti.al