Futbollistët e Bayernit të Mynihut hoqën sërish dorë nga një pjesë e pagës së tyre deri në fund të sezonit për të ndihmuar klubet që të kalojnë krizën coronavirus. Ai që e komunikoi lajmin ishte vetë presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Herbert Hainer gjatë një interviste për të përditshmen gjermane ‘Bild’
‘Është dicka e bukur të shohësh që skuadra jonë e kupton shumë mirë situatën dhe do të heqë sërish dorë nga një pjesë e pagës deri në fund të sezonit-tha Hainer i cili nuk e specifikoi se sa do të jetë reduktimi i dytë i pagave të futbollistëve të Bayernit.
Në muajin prill, futbollistët e Bayernit të Mynihut me në krye kapitenin Manuel Neuer pranuan reduktimin e pagës së tyre mujore me 20%.
sfidanti.al