Më në fund në Maranello vjen një homazh për Kimi Raikkonen. Bëhet fjalë për Ferrarin SF71H e viti 2018 me të cilën finlandezi fitoi garën e fundit me skuderinë italiane, Cmimin e Madh të SHBA. Piloti finlandez postoi foton e dhuratës në profilin e tij në Instagram Stories duke e falenderuar Ferrarin duke kujtuar fitoren në SHBA, e para në Formula 1 pas një thatësire prej 6 vitesh dhe e vetmja në eksperiencën e tij të dytë te Ferrari. Makina do të pasurojë një garazh ku është një koleksion i madh automjetesh
Sfidanti.al