Rashica kthehet të shkëlqejë, Verderi mund Shalken dhe shpreson!

Mbetet ende me shpatulla pas murit, por shanset për mbijetesë tani janë më të mëdha. Verderi triumfoi 1-0 në fushën e Shalkes, në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesligës, dhe një rol kryesor luajti ylli i Kosovës, Milot Rashica. Shqiptari 23-vjeçar krijoi golin e shënuar nga Leonardo Bitenkur, që në minutën e 32-të, duke fituar në stadiumin modern “Arena Auf Shalke”, që kishte vetëm 300 njerëz në brendësi të tij, përkundër kapacitetit prej 62 000 vendesh.

Rashica mori një top nga Klaseni, dhe u nis me shpejtësinë e tij karakteristika. Sulmuesi shfrytëzoi siç duhet situatën e epërsisë numerike ku 3 lojtarë të Verderit u vunë përballë 2 mbrojtësve të Shalkes. Ai pasoi topin tek Bitenkuri, që vrapoi për 20 metra dhe e dërgoi në rrjetë. Skuadra nga Bremeni ka tani 25 pikë, duke mbetur ë vendin e parafundit, por pranë Fortunës së Dyseldorfit e Maincit, pra duke pasur shpresë për të mos rënë në kategorinë e dytë. Do t’i duhet të marrë më shumë pikë sesa rivalët në 5 ndeshjet e mbetura.

Sfidanti.al