‘E Pamundur!’. Kjo është përgjigjja e menjëhershme e Barcelonës ndaj kërkesës së bërë nga Juventusit për përfshirjen e Ansu Fati në bisedimet për Miralem Pjanic. Lajmi publikohet nga e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ që citoi burime të brendshme të klubit katalanas duke shprehur në këtë mënyrë qëndrimin e barcelonës për 17 vjecarin të cilin e ka vënë në qendër të projektit për të ardhmen pavarësisht moshës së tij shumë të re.
Por ky refuzim nuk do të thotë se tratativat për Pjanic u mbyllën përfundimisht, sepse kampionët e Spanjës kanë ndërmend t’i vijojnë ato duke pasur besim te vullneti i vetë mesfushorit boshnjak
Refuzimi i Arthur për t’u transferuar në Torino ka bërë që bisedimet mes Barcelonës dhe Juventusit të bllokohen me katalanasit që po përpiqen t’i zhbllokojnë ato duke përfshirë Dembele e Semedo, elementë që pëlqehen nga Juventus që duhet të përballet me ‘Jo’ e Barcelonës për Ansu Fatin.
sfidanti.al