Kontrata është e rëndësishme, dhe afati kur ajo përfundon, në aspektin ligjor quhet i shenjtë. Edhe pse asgjë njerëzore nuk mund të pretendojë shenjtërinë, sërish Liverpulit iu desh një këmbëngulje dhe pasion i madh për të bindur gjigandin e veshjeve sportive, “Najkun” (Nike) që të pranonte një ndryshim, në dukje të paligjshëm. Me sezonin që pritet të përfundojë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, klubi anglez kërkoi nga Najku që të binte dakord që fitorja (e mundshme) e titullit kampion të festohej me fanelat e kompanisë sponsorizuese “Balans Çartered” (Balance Chartered). Sukses, pasi kontrata me këtë sponsor përfundon në 31 maj, dhe që nga 1 qershori do të ishin të detyrueshme fanelat e reja. Meqë gjithçka u ndalua nga koronavirusi, drejtuesit e Liverpulit vendosën t’i jepnin të drejtën sponsorit të vjetër që të përfitonte në imazh nga momenti i jashtëzakonshëm. Nuk i thonë shaka, Liverpuli pritet të fitojë titullin e parë në 30 vjet.
Sfidanti.al