Coronavirusi rishfaqet sërish në futbollin gjerman. Skuadra e Divizionit të Tretë, Kaiserslautern ka pezulluar stërvitjet pasi në të u zbuluan 3 raste me Covid-19. Të tre personat e prekur, identitetet e të cilëve nuk u bënë të ditur, do të duhet t’u nënshtrohen testeve të tjera për të konfirmuar rezultatin e testeve të para.
Do të jenë objekt testesh edhe personat që kanë qenë në kontakt direkt me ta, ndërkohë që të prekurit do të hyjnë në një karantinë strikte deri në një urdhër të dytë. Sezoni i Divizionit të Tretë të futbollit gjerman, ndryshe nga Bundesliga 1 dhe 2 që rinisën fundjavën e kaluar, nuk ka rifilluar ende dhe kampionati është i pezulluar deri në datën 30 maj.
Sfidanti.al