Tottenhami paguan 100 milionë euro për sulmuesin brazilian

Savinho largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Tottenham Hotspur, në një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje në Premier League.

Klubi londinez ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit brazilian për një shumë totale prej 100 milionë eurosh, të ndarë në 87 milionë euro të garantuara dhe 13 milionë euro në formën e bonuseve.