Imagjinoni të jesh në dasëm, në kulmin e saj, kur paratë kanë dalë nga thesi dhe lumturia shkon në qiell, dhe vjen një i “paftuar” dhe të prishe gjakun! Kështu e ka pësuar Dinamo, që para pak ditësh po dehej me Europën dhe sapo vjen kampionati, parajsa kthehet në ferr! E ka mundur Vora e “vogël” Dinamon që e Dajës që beson se është më e fortë kur del jashtë kufinjve sesa kur është brenda…
Ky është futbolli ynë, deklaron trajneri Daja pas hum bjes turperuese, me një kalendar që të ngjeshur që nuk di robi , sidomos kur është trajner, se çfarë të bëjë me futbollistët e fushës dhe të stolit. Më e bukura është se kur Dinamo kaloi turin e tretë në Konference Ligë, trajneri Daja e globalizoi fitoren duke thënë se “ishte një fitore e gjithë Shqipërisë”, sapo humbet në kampiont, kërcen pupthi , harron të flasë për pafuqine e ekipit te tij, por qahet për kalendarin dhe se..ky është futbolli ynë
Sfidanti.al

