Flet Carlos Sainz Jr: Përpara Ferrarit mendoj ta mbyll mirë me McLaren

Lajmi për kalimin e Carlos Sainz Jr te Ferrar një vit përpara, e ka destabilizuar pak ambientin e Formula 1. Sezoni 2020 nuk ka nisur ended he që tani po mendohet për atë pasardhës me spanjollin që do të jetë shok skuadre me Charles Leclerc te Kokëkuqja italiane. Por 25 vjecari, djali i kampionit të Rally Dakar tregon se është profesionist dhe duket se nuk po e mendon debutimin te Ferrari.

‘Dua të largohem mirë nga McLaren me një sezon fantastik-tha Sainz-me presionin e rritur, zhvillimi i një kampionati të mirë do të ishte mesazhi më i mirë që do të mund të jepja. E kuptoj se njerëzit duan të më shohin me të kuqe e të luftoj për podiumin dhe fitoret, por 2020 është një vit ndryshe dhe do të më kërkohet të punoj shumë. Dua të largohem me detyrat të bëra mirë. Po mendoj që të shkoj në Londër javën tjetër, të vendos Ferrarin  në një kuti dhe të mendoj vetëm për McLaren’.

Sainz foli edhe për momentin e marrjes së ofertës nga Ferrari, pa harruar të falenderojë skuderinë britanike.

‘Nëse erdhi oferta nga Ferrari, duhet të falenderoj McLarenin dhe të gjithë skuadrën për atë cfarë kanë bërë për mua-vijoi Sainz-mezi po pres t’I takoj personalisht për t’i falenderuar. Kam shumë dëshirë të kthehem në Ëoking për të rifilluar punën. Mendova se pas njoftimit, ndokush do të mbetej keq, por në fakt mora shumë mesazhe të ngrohta dhe vlerësime dhe unë dua ta shpërblej të gjithë këtë në pistë’.

Sfidanti.al