Që stadiumi “Air Albania” do të merrte çmim ndërkombëtar, ky ishte si një bast që e ke të vdekur fundin e ndeshjes, por që do ta fitonte tek “thembra e Akilit”, tamam tek arkitektura e tij , për këtë askush nuk mund të vërë dorën në zjarr.. Duket si një rofeshatë në një lojë arkitekturore , kur pika më e diskutueshme e një impianti , shndërrohet në një triumf brënda një ..diplome ! I lindur në kohë virusi apo vazhdim i një përralle që s’mbaron dot , ky çmim paska ardhur me “këmbët e veta”. Asnjë kokërr leku nuk kemi dhënë këtë radhë për çmimin. Dhe, bashkë me të, s’mund te mungonte pyetja klasike : si ka mundësi që sytë tanë, nuk shohin si sytë e botës? Çfarë miopie kolektive, kur na duket si një impiant në versionin “kuti peshku”, që nuk merr frymë nga shtrëngesa ku është futur,…
Ka nga ata që jetojnë për bukuri me sindromen e çmimeve të trukura , dhe thonë, madje betohen, se ky nuk do të jetë çmimi i fundit . Po , pse u pataks kjo juria e fundit me projektin e stadiumit tone ? Ndofta nuk është më i bukuri në Ballkan, këtë mund ta thonë vetëm të huajt, por nuk ka diskutim që është ndër më të gjatët .Madje gojët e këqija thonë se gjatwsia e stadiumit wshtw shenjw servilizmi ndaj shefave tw politikws. Por, a mjafton kjo veçori për të merituar një vend nderi në podin fitues të arkitekturës së stadiumeve. Ka edhe diçka tjetër, që tentohet të mbahet sekret, një shifër që zbulon se stadiumi “Qemal Stafa” mbetet ende “gjallë” , edhe pse është poshtë atij tjetrit i me ermin “Air Albania”. Tribuna kryesore nuk mban dot më shumë njerëz se stadiumi i vjetër, per shkak të një “mrekullie” ndërtimore që quhet faqe kallkan. Një shpikje, e cila në gjuhën e futbollit mund të pagëzohej si “një huq prej betoni”..
Sfidanti.al