Zinedine Zidane foli për të ardhmen e tij si trajner duke mos e përçmuar stolin e Juventusit, por duke marrë parasysh edhe rolin e trajnerit të kombëtares franceze pas Deschamps: “Patjetër që do të kthehem si trajner”, tha francezi, i cili ka qenë jashtë loje që nga viti 2021. “Unë te Juventusi? Nuk e di pse nuk ka ndodhur kurrë. Është një klub që e kam gjithmonë pranë zemrës, sepse më ka dhënë shumë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por një nga qëllimet e mia është të stërvis kombëtaren franceze. Do të shohim”.
Zidane më pas foli për vendimin e tij për të ndjekur këtë karrierë pasi vari këpucët në gozhdë: “Kur u ndala, ndryshova jetën time. Pas tre vitesh, nuk dija çfarë të bëja. Provova kaq shumë gjëra derisa u regjistrova në kursin e trajnerit. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, ai nga i cili mësova më shumë ishte Lippi, ai ishte shumë i rëndësishëm, sepse kur mbërrita në Itali, në fillim ishte e vështirë për mua, por ai gjithmonë besonte tek unë”.
“Së pari e kisha Ancelottin si trajner, pastaj u bëra asistent i tij. Ai është një mik, ishte i rëndësishëm për karrierën time. Ai ishte një trajner i mirë sepse na dëgjonte ne lojtarëve”.
sfidanti.al