Belgjikë, në sezonin tjetër, ndeshje me tifozë

Autoritetet futbollistike në Belgjikë kanë ndërmend që sezonin e ardhshëm t’u japë 3 skuadrave  mundësunë që të luajnë me tifozë në stadium edhe pse indikacionet flasin për zhvillimin e kampionatit me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë coronavirus. Liga Belge do të kërkojë të ndihmojë klubet që të evitojnë zhvillimin pa tifozë të ndeshjeve me klube të mëdha apo mes rivaleve historikë që zakonisht gjenerojnë të ardhura të rëndësishme nga shitjet e biletave.

Kompeticionet sportive në Belgjikë do të qëndrojnë të pezulluara deri në 31 korrik për shkak të situatës sanitare, ndërsa të gjitha eventet massive janë të ndërprera deri në 31 gusht. Raundi i parë i kampionatit belg për sezonin e ardhshëm do të luhet në 7 gusht dhe me shumë mundësi me dyer të mbyllura. Club Brugge këtë sezon fitoi titullin e tij të 16, pikërisht javën e kaluar pasi Liga Belge vendosi të mbyllë përfundimisht kampionatin duke bërë të vlefshëm klasifikimin në momentin kur u ndërpre kampionati.

Sfidanti.al