Portugali, 8 raste pozitive me Covid-19 te skuadrat e futbollit

Të paktën 8 raste me coronavirus janë regjoistruar te 4 klubet e Divizionit më të lartë të futbollit portugez, Primeira liga dhe këtu përfshihet edhe skuadra kampione në fuqi Benfica dhe kjo në një kohë kur kampionati portugez po përgatitet për të rifilluar në fund të muajit maj me ndeshjet që do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Benfica me anë të një komunikate bëri të ditur se mesfushori David Tavares rezultoi pozitiv me Covid 19 ditën e premte me futbollistin që është asimptomatik dhe në karantinë. Një ditë më parë, Vitoria Guimaraes konfirmoi 3 raste, ndërkohë që 1 rast është shfaqur në Moreirense dhe sipas agjencisë së lajmeve Lusa, edhe 3 futbollistë e 2 anëtarë të bordet drejtues të Famalicao kanë rezultuar  pozitivë.

Rasti i parë me Covid 19 ne futbollin portugez u shfaq në prill te skuadra e 23 vjecarëve të Belenenses në Lisbonë. Qeveria portugeze në 30 prill vendosi që kampionati I Primeira Liga do të nisë në javën e fundit të muajit maj me dyer të mbyllura dhe pas miratimit të protokollit sanitary. Në momentin e ndërprerjes së kampionatit në 12 mars, në krye të renditjes ishte Porto me 1 pikë avantazh kundrejt Benficës.

Sfidanti.al