Lautaro Martinez ka zgjedhur Barcelonën, kjo është ajo që theksohet në median spanjolle e më konkretisht te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ që këmbëngul me historinë e mundësisë së transferimit të sulmuesit argjentinas te skuadra katalanase. Sipas kësaj të përditshmeje, Lautaro Martinez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Interin, pasi është I ndërgjegjshëm se në të ardhmen do të veshë fanelën blaugrana
Martinez ka me Interin një kontratë deri në vitin 2023, por te Interi po punohet për ta mbajtur atë në Milano me Suning që po mendon të rrisë pagën e tij, kjo edhe për ta shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm që po zhvillon që është pasuar me një rritje të vlerës së tij në merkato.
Gjithsesi Interi nuk dëshiron të jetë i papërgatitur për një largim të mundshëm të tij dhe për më tepër nuk ka ndërmend të bëjë lëshime teksa kërkon për kartonin e Lautaro Martinez 90 milionë Euro dhe 1 apo 2 futbollistë të Barcelonës.
Sfidanti.al