Nga njëra anë është frika, nga ana tjetër, dëshira për të luajtur sërish. Samu Castillejo flet për AS duke shprehur shpresat dhe shqetësimet e tij për këtë sezon.
‘Më mungon, dua të ndjej fushën e lojës. Shpresoj që situata të përmirësohet, tani është gjëja më e rëndësishme-tha Castillejo-Paolo e Daniel Maldini u prekën, por e administruan mirë sëmundjen dhe për fat të mirë janë shëruar; kur virusi të vjen në këtë mënyrë, ke vërtet frikë’.
Përsa i përket rikthimit të mundshëm në stërvitje, Castillejo tha se pret që të krijohen sërish kushtet për të luajtur
‘Pres që të krijohen kushtet për të luajtur sërish futboll-vijoi Castillejo-ne alternojnmë një ditë stërvitje në video dhe një tjetër me punë aerobike që na dërgojnë. Kemi nevojë për pak kohë për t’u përgatitur, në fakt ndihem i lodhur pas punën me forcën’.
Përsa i përket të ardhmes së tij, sulmuesi spanjoll pranoi se dëshiron të qëndrojë për shumë kohë te Milani.
‘2020 nisi mirë, luajta cdo ndeshje në nivel të mirë-tha Castillejo-shpresoj që të vazhdojë kështu. Viti I parë ishte për përshtatjen, është e vështirë të tregosh vlerat e tua duke luajtur 15 minuta e një ndeshje si titullar cdo 2-3 javë. Ndryshimi lind gjithnjë kur të vënë në provë pavarësisht sistemeve’.
Sfidanti.al