‘Te Interi ndihem si një njeri në mision-janë këto fjalët e zgjedhura nga Romelu Lukaku në një lidhje me Bleacher Report pasi mbylli lojën ‘Call of Duty’ në streaming duke e bërë shumë të qartë konceptin dhe dëshirën e futbollistit për të fituar me belgun që e lidh motivimin e tij me zhgënjimin për humbjen në gjysmëfinale të Botërorit 2018 në Rusi
‘Isha pak euforik-shpjegoi Lukaku duke folur për arritjen me përfaqësuesen belge-arritëm në gjysmëfinale dhe flasim për një vend të vogël me 11 milionë banore. Dhimbja erdhi një muaj më vonë pasi pashë të gjitha videot e Botërorit. Ajo ishte e vështirë, sepse mendon se i shkove vërtet shumë pranë, dhe kjo gjë më goditi vetëm më pas. Kur u transferova te Interi kisha brenda meje këtë energji që ishte rritur ndërkohë. Dhe isha një njeri në mision’
Interi është e ardhmja dhe e tashmja e tij, por në të kaluarën e tij një rol kyc në karrierën e tij pati Chelsea, ku ka mundur të luajë me idhullin e tij Didier Drogba.
‘Gjithcka ndodhi shumë shpejt-tregon Lukaku-isha vetëm 18 vjec dhe sapo kisha mbaruar gjimnazin, sa kisha marrë diplomën dhe papritur isha në tren për në Londër. Aty njoha Didierin që po bënte fizioterapi. Më tha menjëherë që duhet të tregoja karakterin Blue. Që nga ajo ditë filluam të flisnim cdo ditë për të paktën 1 orë përpara stërvitjeve, pas stërvitjeve. Ai, Anelka dhe cdo futbollist tjetër në skuadër më treguan atë cfarë duhej për t’u bërë personi që jam sot. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer, pashë si fituan Ligën e kampioneve dhe FA Cup dhe kjo më ka shërbyer deri sot’.
Sfidanti.al