Junior Sambia ishte i pari futbollist i Ligue 1 i prekur nga coronavirusi, por që përfundoi në spital në repartin e reanimacionit të enjten e kaluar.por për të vijnë lajme shumë të mira, pasi gjendja e futbollistit është më e mirë dhe se ai shumë shpejt do të dalë nga spitali. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti I klubit të Montpellier, Laurent Nicollin.
‘Më telefonoi të martën apo të mërlkurën dhe ishtë një kënaqësi që të dëgjoja zërin e tij-tha Nicollin për France Bleu Herault-u trembëm shumë. Tani është mirë dhe I duhet vetëm të pushojë’.
Ndërsa vetë futbollisti 23 vjecar postoi një mesazh falenderimi në rrjetet sociale për mesazhet inkurajuese që kishte marrë.
Sambia u prek nga Covid-19 javën e kaluarr përpara se të shtrohej të enjten në spitalin Arnaud de Villeneuve të Montpellier ku mjekët e vendosën në koma artificiale për shkak të problemeve me frymarrjen dhe organet e tretjes. Pas disa ditësh ankthi te Montpellier kthehet qetësia pas lajmit të mirë të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të futbollistit
Sfidanti.al