Ronaldinho thyen heshtjen: Autografë dhe në burg, gjëja e parë që do bëj do puth nënën time

Pas më shumë se një muaj arrestimi se hyri në Paraguaj me pasaportë false, Ronaldinho flet për herë të parë me median nga ‘burgu I tij I artë’ në Hotel Palmaroga në Asuncion ku po kryen dënimin me arrest shtëpie që nga 7 prilli së bashku me vëllain e tij, Roberto De Assis. Ish futbollisti I përfaqësueses braziliane tregon eksperiencën e tij me ligjin dhe ditët e tij në burg.

‘Kam besim, lutem gjithnjë që gjërat të shkojnë mirë dhe se kjo histori të përfundojë shpejt-tregon Ronaldinho, që në hotelin ku po kryen arrestin e shtëpisë ka gjithcka në dispozicion; smart tv, palestër, pishinë e shumë gjëra të tjera

Përsa I përket cështjes së arrestimit, Ronaldinho deklaroi se nuk e dinte që pasaporta e tij ishte false.

‘Mbetëm të habitur kur zbuluam se dokumentat nuk ishin të rregullta-tregon Ronaldinho-që nga ai moment kishim si synim bashkëpunimin me gjykatat për sqarimin e kësaj historie. Ishte një goditje për mua kur mësova se do të shkoja në burg. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ndodhesha në një situatë të tillë. Gjatë gjithë jetës sime kam kërkuar që të jem në nivelin më të lartë profesionalisht dhe t’u dhuroj lumturi njerëzve me futbollin tim’.

Dhe Ronaldinho e shfaqi pasionin e tij edhe gjatë qëndrimit në burg me të dënuarit e tjerë.

‘Të luaj futboll dhe të firmos autografë edhe në burg është pjesë e jetës sime-vijoi Ronaldinho-nuk kisha arsye se përse duhet të ndaloja së kryeri këtë, sidomos me persona që po jetonin një moment të vështirë si unë’

Në fund Ronaldinho hodhi një vështrim edhe tek e ardhmja e tij/

‘Gjëja e parë që do të bëj kur të mbyllet kjo cështje do të puth nënën time Miguelina-tha fantazisti brazilian.

Sfidanti.al